Pas Tiranës, Europa krijon polemika edhe tek Vllaznia

Nuk është harruar përplasja e presidentit bardheblu, Refik Halili, dhe e trajnerit Orges Shehi, kur ja dalin mbi ujë polemikat edhe tek Vllaznia. Shkodranët arritën një barazim të pranueshëm 1-1 në “Loro Boriçi” ndaj Universitateas së Krajovës në Ligën e Konferencës, dhe presidenti Xhaferi ishte i kënaqur duke falenderuar tifozët, por përplasja u krijua nga sulmuesi Ardit Hoxhaj. Vlonjati shënoi golin e barazimit, por ishte në stol në fillim. Fillimisht ai bëri shaka duke thënë se “nëse do të shënoj në çdo ndeshje, do t’i them trajnerit të më lerë fillimisht në stol”. Megjithatë, pak më vonë “muzika” ndryshoi. “Unë kam ardhur tek Vllaznia që të luaj dhe të jem lider, nuk e di se përse duhet të ulem gjithmonë unë në stol kur gjërat nuk shkojnë mirë”, – tha Hoxhaj.

Sfidanti.al