Kovidi godet Sitin, Gyndogan, Foden e Stouns nuk udhëtojnë me Sitin!

Kufizimet për Kovidin ekzistojnë në disa vende të botës, dhe sidomos në Australi, SHBA apo Singapor. Pasi Kristël Palasi u detyrua të merrte me vete vetëm 10 lojtarë të ekipit të parë, mësohet se Mançester Siti nuk mund të llogarisë tre. Ilkai Gyndogan, Fil Foden dhe Xhon Stouns nuk do të jenë së bashku me skuadrën e trajnerit Pep Guardiola, besohet sepse nuk plotësojnë të gjitha detyrimet për imunitetin që janë në Teksas apo Bregun e Gjelbër (Green Bay). Kjo treshe do të udhëtojë me ekipin U23 të Sitit që do të jetë në Europë, ku kufizimet janë më të vogla.

Sfidanti.al