Çfarë mund të quhen këto gjuajtje penalltish përveçse trukim?!

Nuk po flasim për akuza, pasi vetëm “i zoti e di ku i pikon çatia”. E themi më tepër që t’i vendosim pikat mbi “i” sepse kështu është më mirë. Gjithë bota u habit nga mënyra sesi u gjuajtën disa penallti në një finale kupe në Nigeri, mes ekipeve “Remo Stars” dhe “Ixhebu Junajtid”. Pasi finalja përfundoi 0-0, njëri prej portierëve qendroi i ngurosur në vend ndërsa lojtari kundërshtar ekzekutoi penalltinë e tij. Natyrisht që ishte gol, ndërsa portieri e ndoqi topin me sy. Në një penallti tjetër, lojtari e gjuajti sferën në mënyrë të tillë që ajo përfundoi në rivënie anësore. Gjithsesi, një analist në Nigeri shkruajti se futbollistët e ekipit Remo Stars u sollën ashtu për të protestuar për mënyrën e arbitrimit të ndeshjes.

Sfidanti.al