Solskjeri i çon mesazh Halandit sipas stilit të Sër Aleks Fergusonit dhe Bill Shenklit

Dikur, trajneri i madh skocez i Mançester Junajtid e quante Sitin “fqinji ynë i zhurmshëm”, ndërsa trajneri tjetër i madh skocez i Liverpulit kishte batuta për Evertonin. Në këtë stil ishte edhe mesazhi i Ole Gunar Solskjerit për Erling Halandin. Trajneri norvegjez i shkruajti patriotit të tij “të uroj fat në anën e gabuar të Mançesterit”. Sulmuesi 21-vjeçar natyrisht që nuk ia mori aspak për keq Solskjerit, pasi trajneri ka pasur një ndikim shumë të madh në karrierën e tij. Kjo batutë ngjan shumë me atë të Bill Shenklit kur u pyet nga një lojtar nëse bënte mirë që shkonte tek Evertonit. Trajneri i madh i Liverpulit tha, “po bir, po bën shumë mirë pasi kështu të paktën do të jesh pranë një skuadre të madhe”.

Sfidanti.al