Në të vërtetë, duhet të habitemi që këtë e ka bërë “Zonja e Vjetër”, pasi rezultatet e saj në fushë nuk kanë qenë të jashtëzakonshme, përkundrazi. Sipas të përditshmes “Marka”, Juventusi ka shpenzuar 815.51 milionë euro për të marrë lojtarë në 5 vitet e fundit, dhe ku rekordin padyshim që e mban Kristiano Ronaldo për të cilin u dhanë 100 milionë euro tek Reali i Madridit. E pra, këto shifra nuk janë aspak gjë e vogël as për të tillë “shpërdorues” të parave si Paris SG apo Mançester Siti. Gjithsesi, pavarësisht shpenzimeve, Juvja nuk ka shkëlqyer që nga viti 2017. Madje, ka qenë më mirë përpara sepse arriti dy finale të Championsit në 2015 e 2017, si dhe fitoi radhazi titujt në Serinë A, që i ka humbur në 2021 dhe 2022.
Sfidanti.al