Vetëm të tillë si Helmut Shën apo Visente Del Boske ia kanë arritur që t’i kombinojnë që të dyja sukseset e mëdha. Si ata dëshiron të jetë Roberto Mançini, sepse ka premtuar që pas Europianit 2020 do të fitojë edhe Kupën e Botës. Nuk do të mundet gjithsesi si trajneri legjendar i Gjermanisë Perëndimore apo i Spanjës, që i kanë fituar titujt njëri pas tjetrit, apo si tekniku i madh i Italisë së viteve 1930-të, Vitorio Poco (Pozzo) që fitoi dy Kupa të Botës radhazi, në 1934 e 1938. Gjithsesi, Mançini duket optimist. “Do ta fitoj një Botëror”, – thoët ai i cituar nga “La Gazeta delo Sport”. Këto duken fjalë të mëdha, ndërsa Të Kaltrit nuk do të jenë në finalet e Kupës së Botës në Katar të eliminuar nga Maqedonia e Veriut në plej of.
Sfidanti.al