Do të marrë një rrogë shumë më të madhe sesa ajo që ka në Torino. Matijs De Ligt nuk po shkon vetëm për këtë gjë tek Bajerni, por edhe rroga padyshim që luan një rol të madh. Mediat bavareze shkruajnë se qendërmbrojtësi holandez do të fitojë në “Alianc Arenë” nga 17 deri në 19 milionë euro në sezon, kjo një e ardhur bruto pa llogaritur taksat. Tek Juventusi ai fiton jo më shumë se 9 deri në 10 milionë euro. Nga ana tjetër, Lotar Mateusi e ka vlerësuar De Ligtin në nivelin e Virgil Van Dajkut të Liverpulit, pra që ai mund të ketë ndikim tek Bajerni, ashtu siç pati patrioti i tij në “Anfild”.
Sfidanti.al