Kur Bajerni dha 80 milionë për Lykas Hernandezin, pse s’po jep 90 milionë për De Ligtin!

Thirrjet nga të gjitha anët janë që ta bëjë këtë transferim dhe ta marrë këtë lojtar. Bajerni rrallë shpenzon dhe duket e çuditshme që mund të jepen 90 milionë euro për një lojtar, për më tepër për një mbrojtës, por ja që kështu mund të ndodhë. Mediat italiane shkruajnë se bavarezët janë gati të paguajnë kaq për të marrë Matijs De Ligtin, qendërmbrojtësin e Holandës e të Juventusit, që ka refuzuar Çelsin për të shkuar në Mynih. Gjithsesi, ka një precedent që flet, dhe ky është ai i mbrojtësit francez, Lykas Hernandez, që u mor nga Atletiko e Madridit për 80 milionë euro, dhe që ishte rekordi në “Alianc Arenë”. E pra, përse të mos vendoset një rekord i ri me vetëm 10 milionë euro më shumë për një lojtar që cilësohet më i mirë?!

Sfidanti.al