Është atlet, që stërvitet në Rieti, dhe që pritet të jetë ylli i ri i atletikës botërore. Matia Furlan fitoi dy medalje ari në Kampionatin Europian U18 në Jeruzalem të Izraelit, dhe në moshën 17-vjeçare premton shumë për të ardhmen. Fillimisht, ai u bë kampion i Europës në kërcim së gjati duke vendosur rekordin e kampionatit me 8.04 metra. Më pas fitoi edhe në kërcim së gjati. 2.15 metra ishte rezultati i kërcimit në Jeruzalem që i dha medaljen e artë europiane, dhe që e la vetëm 2 centimetra larg rekordit të tij personal. U përpoq të kërcente 2.20 metra, por nuk ia doli, e sidoqoftë la pas qiprionit Kristofi dhe polakun Valecki, që të dy me 2.13 metra kërcim. Nëse do të kishte kaluar lartësinë 2.20 metra, do të kishte vendosur një rekord të ri të kampionatit.
Sfidanti.al