Siti do të prezantojë plot 4 lojtarë që Guardiola ka marrë këtë verë

Erling Halandin e dimë se është futbollist i “qytetarëve”, edhe pse ka qenë me pushime. Po ashtu, mesfushori anglez, Kalvin Filips, që erdhi nga Lidsi. Këtyre, tek Mançester Siti, do t’u bashkohen Stefan Ortega Moreno dhe sulmuesi argjentins, Hulian Alvarez. Ky i fundit ishte marrë që në janar për 14 milionë paundë stërlina, por ishte lënë në huazim tek River Plejti. Alvarezi 22-vjeçar cilësohet një “sensacion” nga mediat angleze dhe Pep Guardiola është i lumtur me futbollistët e tij të rinj. Tashmë, aim und t’i marrë sulmuesit Haland dhe Alvarez sepse Gabriel Zhezus dhe Rahim Stërling janë larguar.

Sfidanti.al