“Valsi” i trajnerëve nxjerr 83 futbollistë të tepërt në Serinë A

Kampionati italian nuk bën përjashtim nga të tjerët, ndonëse këtë vit duket se numri i lojtarëve të padëshiruar është më i madh se kudo. Seria A ka plot 83 emra futbollistësh të cilët klubet duan t’i largojnë sepse nuk janë pjesë e projektit teknik, por edhe për shkak se duhen ulur kostot financiare. Duhen fituar para nga kartonët dhe duhen pakësuar pagesat për rrogat. Flasim për Aleksis Sançezin e Interit, ndonëse në krye të listës është Monza, e sapongjitur në elitë, që ka 11 të tillë. Sipas “La Gazeta delo Sportit” të vetmit klubet që nuk kanë probleme të tilla janë Torino dhe Udineze.

Sfidanti.al