Kuman: Barcelona po bën gabim të madh me De Jongun

Ka qenë ish-trajneri i skuadrës, si dhe ka qenë një legjendë në fushën e lojës. Ronald Kuman është pjesë e sigurt e historisë së Barcelonës, ndërsa tekniku holandez bën një vërejtje për klubin që e largoi pa ceremoni. “Barça po bën një gabim me Frenki De Jongun, – thotë ai, – nëse dëshiron të ketë sukses nuk mund të largojë lojtarë të tillë”. Po ashtu, Kumani thotë se dëshira e mesfushorit të “tulipanëve” është që të vazhdojë në “Kamp Nou”, ndonëse katalanasit po e largojnë për arsye ekonomike. Ish-trajneri thekson se Memfis Depai është lojtar për “blaugranët” dhe nuk duhet të largohet, ndërsa lavdëroi pa masë Robert Levandovskin.

Sfidanti.al