Feliks Magat: Bajerni duhej të kishte vendosur më parë për Levandovskin!

Ish-trajneri i bavarezëve në vitet 2004-2007, dhe kampioni i Europës me Hamburgun në 1983 është gjithashtu pjesë e debatit për sulmuesin polak. Feliks Magat nuk dëshiron të kritikojë shumë secilën nga palët, por bën një kritikë për klubin në Mynih. “Është më mirë që klubi t’i marrë vendimet përpara kujtdo tjetër, – shprehet ai, duke nënkuptuar se Bajerni duhej të ishte marrë vesh me Levandovskin përpara sesa historia të dilte në publik, – unë parashikoj që Bajerni do të ketë një periudhë të vështirë në të ardhmen. Për disa vjet gjërat nuk do të shkojnë aq mirë, ata nuk do të kenë aq shumë sukses sa vitet e mëparshme”.

Sfidanti.al