Dëborë në Angli, stadiumet e Mançesterit si “kartolina e Vitit të Ri”

Moti i ftohtë ka goditur Anglinë veriore dhe veriperëndimore duke shkaktuar “viktima” në kalendarin e futbollit. Një ndeshje e niveleve të ulëta u shty, ndërsa dy stadiumet kryesore të Mançesterit u mbuluan brenda natës nga dëbora. Mediat angleze, me shaka, shkruanin se “stadiumet dukeshin si kartolina të Krishtlindjeve”, ndërsa në Shqipëri ne jemi mësuar të shkruajmë “kartolinat e Vitit të Ri”.

Temperaturat arritën deri në 0 gradë Celsius, dhe “Old Trafordi” e “Etihad Stejdiumi” u zbardhën. Mançester Junajtid do ta luajë pas disa ditësh ndeshjen e vet, por Mançester Siti do të luajë në mesjavë ndeshjen e Kupës së Anglisë ndaj Hadërsfildit, pas barazimit 0-0 jashtë fushe në takimin e parë. Në “Old Traford” nuk bënë punë as dritat e fuqishme që ndihmojnë që fusha të shkrijë. i bllokuar nga dëbora edhe stadiumi i kritetit, i quajtur po ashtu “Old Traford”, vetëm 700 metra larg impiantit të futbollit.

Sfidanti.aletihad