Njihet si njeriu-asist, dhe si personazhi më i veçantë i krejt “botës bavareze”. Tomas Myleri mishëron më së miri vlera e landit të madh të Gjermanisë, dhe në përgjithësi ka një humor të hollë edhe pse të traditës së Bavarisë. Sulmuesi i Bajernit dhe i Gjermanisë njihet më shumë si altruist që ndihmon të tjerët për të shënuar, sesa si autor golash, dhe pavarësisht lavdërimeve ka edhe ndonjë kritikë sepse prej tij pritet kontribut më i madh për rrjetat. “Unë dhe gruaja ime jemi shumë të lidhur me kuajt, – u përgjigj Myleri në mënyrë origjinale, – ata kanë një avantazh që nuk mund të flasin, nuk mund të thonë “përse nuk e shënove golin”. Kali nuk të mërzit gjatë gjithë mbrëmjes”.
Sfidanti.al