Modriç i bie shkurt: Nuk ia kërkova fanelën Kilian Mbapesë!

Mjaftoi një foto e shkrepur (e marrë nga pamjet filmike) në përfundim të përballjes mes Realit dhe Paris SG në Champions që të krijoheshin spekullime dhe skenarë të ndryshëm. Luka Modriç u “kap” duke biseduar me Kilian Mbapenë në tunelin e daljes nga fusha për në ambientet e brendshme të stadiumit, ndërsa sipas pozicionit të lojtarëve “iniciator” i bisedës ishte kroati. U tha se Modriçi i kërkoi yllit të PSG-së fanelën për ta shkëmbyer, por vetë mesfushori veteran qesh kur e dëgjon këtë histori. “Jo, – thotë ai, – nuk ia kërkova fanelën Mbapesë për ta ndërruar. (Lojtari i kombëtares së Kroacisë) Domagoj Vida ka një djalë që e ka idhull Mbapenë dhe fanelën ia kërkova për të”.

Sfidanti.al