Trajneri Galtie përballë “tre mosketierëve”, si do t’i fitojë titujt PSG-ja?!

Menjëherë pasi njeriu i stolit erdhi në kryeqytet, pas dy aventurave të shkëlqyera me Lilën dhe Nisën, komentet kanë qenë të shumta. A do të mundet Kristof Galtie, një trajner shumë i mirë, por që nuk ka punuar ndonjëherë me yje të mëdhenj, të ketë sukses tek Paris SG? Sesa e vështirë do të jetë detyra e tij në “Parkun e Princave” e tregojnë fotomontazhet e shumta që hidhen në rrjetet sociale, dhe kjo foto është me të vërtetë emblematike. Aty paraqitet Galtie i ulur në stol, duke pasur përballë superyjet Mesi, Mbape dhe Nejmar, që të gjithë me pamje sfiduese dhe të veshur si “gangsterë”, apo si “pesha të rënda” me të cilët nuk është e lehtë që të merresh. Me gjasë, Galtie duhet të fitojë më parë “luftën civile” në Paris, që të fitojë trofe në Europë.

Sfidanti.al