Vetëm Çelsi mund ta përballojë rrogën e Kristiano Ronaldos!

Klubi në Londër i plotëson të gjitha kriteret, pasi luan në Champions, është në Premier Ligë dhe pretendon për trofeun final në Angli dhe e di se çfarë do të thotë të fitosh Ligën e Kampionëve. Çelsi mund të jetë “kamerdarja” e shpëtimit për Kristiano Ronaldon, ndërsa financat i ka të shëndosha edhe me Tod Boehlin, siç i kishte edhe me Roman Abramoviçin. Vetëm Çelsi mund t’i japë Ronaldos një rrogë të madhe dhe mundësinë për trofe të mëdhenj.

Nuk mund të shpresohet tek Bajerni, as tek Napoli, ndërsa Interi, Milani e Juventusi kanë plane të tjera. Paris SG ka Mesin dhe Mbapenë e po lufton të largojë Nejmarin, Reali i ka të gjitha që i duhen, ndërsa për Barcelonën as që bëhet fjalë. Liverpuli mori Daruin Nunjezin dhe mbajti Salahun, ndërsa Siti ka Erling Halandin.

Sfidanti.al