Ajaksi nuk dorëzohet lehtë dhe kërkon të fitojë maksimalisht nga yjet që ka. Lisandro Lopez është njëri prej tyre dhe Arsenali provoi dy refuzime ndërsa propozoi ta merrte mbrojtësin e Argjentinës për 34 dhe 44 milionë euro përkatësisht, duke përfshirë edhe shpërblime. Holandezët duan 50 milionë euro dhe sipas raporteve në Angli favorit për ta marrë 24-vjeçarin është Mançester Junajtidi. Kjo edhe sepse trajner në “Old Traford” tashmë është Erik Ten Hag, njeriu që e drejtoi Lopezin tek Ajaksi.
Sfidanti.al