Totenhemi i Kontes merr “formë”, pas Perishiçit vjen Risharlison dhe priten të tjerë!

Klubi më në fund po i përgjigjet ambicieve të trajnerit, natyrisht i nxitur nga kualifikimi për në Champions dhe nga të ardhurat që pritet të vijnë këtë sezon. Totenhemi i dha Antonio Kontes blerjen e dytë të madhe të verës, dhe të katërtën gjithsej, pasi u vendos që sulmuesi brazilian, Risharlison, të merrej nga Evertoni për 60 milionë paundë stërlina. Nga këto, 50 milionë do të jepen tani, dhe 10 milionë më vonë. Risharlison ka përvojë në Premier Ligë duke luajtur mbi 150 ndeshje e duke shënuar mbi 50 gola për Evertonin, dhe od të jetë një përforcim i ndjeshëm i sulmit ku janë Kejn, Son, apo edhe lojtarë si Kulushevski apo Lukas Moura. Më shpejt mbërriti mesfushori i krahut, Ivan Perishiç, nga Interi, ndërsa ka edhe dy lojtarë të tjerë si Frejzës Forster dhe Iv Bisuma. Pritët që Totenhemi të marrë edhe ndonjë përforcim tjetër të rëndësishëm.

Sfidanti.al