Në gjuhën angleze shkruhet “Greatest od all time”, lexohet “grejtëst of oll tajm” dhe përkthehet “më i miri i të gjitha kohëve”. Inicialet në anglisht janë GOAT dhe këto shkronja Paris SG i ka stampuar tek fanela e Lionel Mesit për sezonin që vjen. Shkronjat janë vendosur në pjesën e sipërme të mëngës së krahut të majtë, ndërsa kjo gjë është edhe një lloj “përkëdhelie” që klubi francez i bën superyllit argjentinas me shpresë që ai të kthehet në nivelin që kishte tek Barcelona. Nëse do t’ia dilte, atëherë PSG do të kishte një dyshe të jashtëzakonshme dhe do të kishte shpresë për Championsin.
Sfidanti.al