Dita e tij e madhe? Jo, Lukaku ka një rast për të shlyer fajin ndaj Interit!

Në kohën që jetojmë, ku çdo gjë peshohet me para, nuk mund të flitet më për faje apo tradhëti, por megjithatë për gjigandin nga Belgjika nuk gabojmë t’ia përmendim këto fjalë. Romelu Lukaku u largua nga Interi verën e kaluar, sikur të ishte një “djalë plangprishës”, i tmerruar nga ikja e Antonio Kontes e nga kriza financiare dhe i joshur nga “sirenat” e Çelsit. Pas një viti ai kthehet triumfalisht në Milano, por duhej të kishte qenë një çapitje me kokën ulur, siç ndodh kur vjen sërish nga ai vend që e ke braktisur në momentin më të vështirë. Vetë sulmuesi, që huazohet nga Çelsi, e pranoi se e la Interin në baltë në një moment të gabuar, dhe se ka diçka për të vërtetuar përpara tifozëve. Në këtë kuptim, Lukaku ka rastin për të shlyer gabimin  vjetshëm, dhe e ka detyrim që ta ndihmojë për të rifituar titullin.

Sfidanti.al