Jetë të lumtur Megajerit, por ky sezon nuk ishte për të shpenzuar 500 000 paundë për dasmën!

Njeriu e mat hapin e harxhimeve financiare në bazë të atyre që fiton, edhe pse ndodh që derdh lotë për ata që nuk kanë, ndërsa ai vetë mund të jetë me fat që të jetojë shumë mirë. E thoshte dikur Çarli Çaplini se kur je i pasur jeta është shumë e bukur, dhe kështu duhet t’i duket edhe Harri Megajerit, ndërsa kapiteni i Mançester Junajtidi përjetoi një nga ditët më të lumtura të jetës, atë të martesës. Qendërmbrojtësi 29-vjeçar vuri kurorë dhe shkëmbeu unazat me të dashurën e tij prej 11 vitesh, Fern Hokins, duke zgjedhur një vilë luksoze franceze. Të gjitha shpenzimet, deri tek shampanja me të cilën u ngrit dolli, shkuan në 500 000 paundë stërlina siç shkruajnë mediat britanike, ndërsa duke i uruar jetë të lumtur, Megajerit i themi se sezoni me “djajtë e kuq” nuk ishte i tillë për këtë “shkapërderdhje” të madhe të parave.

Sfidanti.al