Është kthyer në një “pjatë të ftohtë” historia mes Interit dhe argjentinasit, dhe faji për këtë është i … Romelu Lukakut. Zikaltërit kanë shpenzuar shumë për të risjellë në ekip gjigandin belg, duke i dhënë 10 milionë euro Çelsit e 8 milionë euro në sezon sulmuesit, ndaj edhe oferta për Paulo Dibalën ka ardhur me zbritje. Më pak sesa do të fitonte tek Juventusi (8+2 milionë euro), pasi Bepe Marota i ka thënë që “sa më shumë të luash, aq më shumë do të fitosh”. Gjithsesi, “pazari” është 5 milionë euro rrogë bazë dhe 1 milionë euro të tjera nëse luan mbi 50 për qind të ndeshjeve. Me siguri duhet të ketë klauzola që ta rrisin vlerën e pagesës, që do të shkonte në 8 milionë euro të paktën, por tek Interi nuk kanë prapa ndonjë shtet siç ndodh me Paris SG apo Mançester Sitin, ndaj edhe llogaritë bëhen me laps në dorë.
Sfidanti.al