La Liga 2022-2023, Balliu e nis ndaj Barcelonës, Bare ndaj Seltës

Nuk mund të kishte fillim më të bukur për të. Në fundjavën e 14 gushtit, nis sezoni i ri i kampionatit spanjoll dhe njëri nga lojtarët shqiptarë që luajnë aty, Ivan Balliu, do të ketë një start prej ëndrre. Mbrojtësi i djathtë do të luajë në radhët e Rajos së Vajekanos në stadiumin “Kamp Nou” kundër Barcelonës. Kjo është hera e dytë që ai do të jetë kundër ekipit në të cilin bëri pjesë kur ishte fare i ri. Shqiptari tjetër, mesfushori Keidi Bare e nis në radhët e Espanjolit në fushën e Seltës së Vigos.

Sfidanti.al