Ronaldinjo është “xhongler” i përjetshëm, e tregoi në krah të Pogbasë

Pritej që të ishte më i shkëlqyer ylli i ri francez, sesa veterani brazilian, por ndodhi e kundërta. Një ndeshje spektakli u luajt në Majemi, në SHBA, mes legjendave të futbollit ku në njërin krah ishte ish-gjigandi i Barcelonës dhe Brazilit, Ronaldinjo. Ai është 40 vjeç dhe prej kohësh i është dhënë qejfeve duke mos pasur dëshirë të sakrifikojë për futbollin, por stadiumi i Majemit ishte dëshitar i talentit të tij të jashtëzakonshëm, ndërsa ishte në krah të Pol Pogbasë, që është lojtar aktiv dhe madje kampion i botës. Ronaldinjo shënoi një gol me gjakftohtësi dhe krijoi aksione të shkëlqyera, me driblime dhe pasime pa vështruar fare. Ndeshja përfundoi 12-10 për ekipin tjetër, që e drejtonte Roberto Karlosi.

Sfidanti.al