Zidani për goditjen e Materacit: Vetëm Lizarazu mund të më kishte ndaluar!

Për fat të keq mbrojtësi me origjinë baske nuk ishte më në ekipin kombëtar të Francës në finalen e Kupës së Botës 2006 në Berlin. “Gjelat” ndesheshin me Italinë dhe Zinedin Zidan në momentin-kyç u provokua nga Marko Materaci, e goditi atë dhe u përjashtua me karton të kuq. Kjo e dëmtoi Francën që humbi me penallti dhe Italia fitoi Kupën e Botës. Sot, 16 vjet më vonë, Zidani jep një intervistë dhe thotë se vetë Biksent Lizarazu mund ta kishte ndaluar që të godiste Materacin, pasi ai e kishte personalitetin dhe besimin e tij për të ndërhyrë. “Për fat të keq ai nuk ishte në fushë me ne, sepse nuk mund ta kthejmë kohën prapa”, – thotë Zizuja.

Sfidanti.al