Sfida e Pikesë e gëzon Barcelonën: Sillni më të mirët, unë do të jem sërish titullar!

Ndoshta, trajneri Ksavi Hernandez priste pikërisht diçka të tillë. Një Gerard Pike në formën maksimale do të ishte gjithnjë një plus i madh për Barcelonën, dhe sfida që trajneri i bëri qendërmbrojtësit ishte vërtet e madhe. “Nuk je kryesor në planet e mia, – mësohet t’i ketë thënë Ksavi ish-shokut të tij të ekipit, – interesat që ke jashtë futbollit po të prishin punë, edhe gjendja jote fizike nuk është e mirë”. Pikeja nuk ia vuri aspak fajin teknikut, por gjithsesi vendosi të mos dorëzohej, edhe kur presidenti Zhoan Laporta deklaroi se “do të kemi mbrojtës të tjerë”. “Le të marrin qendërmbrojtësin më të mirë të botës, – tha në formë sfiduese, 35-vjeçari, – unë do të jem sërish titullar tek Barcelona. Do t’i rregulloj problemet jashtë fushe dhe do të përqëndrohem tërësisht tek ekipi”. Një Pike 100 për qind në formë do të ndihmonte klubin që të mos shpenzonte shumë për blerjet, dhe do të rriste cilësinë dhe rezultatet e skuadrës.

Sfidanti.al