I “pandreqshmi” Van Gal, përgëzon veten para gazetarëve për golin e Holandës

Një e veçantë në ndeshjen e Holandës në fushën e Uellsit për Ligën e Kombeve, ndonëse kur vjen puna për këtë trajner, gjithçka mund të presësh. Të mbiquajturit “tulipanët” fituan 2-1 me golin e shënuar nga Veghorst në minutën e 4-ët e të parafundit shtesë, ndërsa tekniku holandez, Luis Van Gal, u kritikua para ndeshjes që aktivizoi Veghorstin në vend të sulmuesit të Barcelonës, Memfis Depai, të cilin madje e nxorri në nxemje, por nuk e aktivizoi. “Unë mendova ta zëvendësoja Veghorstin, – tha Van Gali, – sepse u duk se ishte dëmtuar. Prandaj nxorra në nxemje Memfisin. Pastaj, u kuptua se Veghorsi nuk kishte ndonjë problem të madh dhe unë vendosa që ai të vazhdonte në fushë. Ju e dini emrin e tij, Veghorst apo jo. Duhet të kujtoheni tani se kush e shënoi golin e fitores? Veghorsti”. Më pas, Van Gali i rrahu vetes shpatullën sikur të thoshte “bravo të qoftë”. Golin e parë për Holandën e shënoi Kopmeiners, ndërsa skuadra e Van Galit e ka nisur shumë mirë Ligën e Kombeve me dy fitore në dy ndeshje.

Sfidanti.al