Të dy lojtarët e kombëtares shqiptare janë cilësuar si të përshtatshëm për të qenë “zëvendësues” nëse shkojnë në ekipet e shquar të Serisë A. Xhakomo Vrioni e ka kartonin tek Juventusi, dhe mendohej apo ende mendohet si “zëvendësi” i Dushan Vlahoviçit, por mediat italiane shkruajnë se torinezët po mendojnë për Xhovani Simeonen (në foto), djalin e trajnerit të Atletikos së Madridit, Diego Pablo Simeone. Argjentinasi që luan tek Verona, por që e ka kartonin te Kaljari mund të kushtojë 15 milionë euro dhe të ketë një rrogë të përballueshme. Kuptohet, Vrioni do të kushtonte shumë më pak, por piemontezët e mendojnë pikërisht kështu. Edhe për Kristjan Asllanin ka konkurrencë tek Interi, sepse klubi milanez po mendon për holandezin Shouten.
Sfidanti.al