Bejl: Ky është suksesi më i madh në historinë e futbollit të Uellsit

Në të vërtetë, kapiteni i sotëm duhet të kthejë kokën prapa dhe të kujtojë sesi skuadra e lavdishme e vitit 1958 mori pjesë në Kupën e Botës, eliminoi Hungarinë dhe u ndal vetëm në çerekfinale nga Brazili që mundi më pas 5-2 Francën dhe 5-2 Suedinë në finale. Në atë kohë, ishte Brazili i Pelesë, i Vavës, Didid, vëllezërve Santos dhe i portierit Zhilmar, një superfuqi. Gjithsesi, Garet Bejli ka të drejtë të jetë i lumtur dhe krenar për kualifikimin e dytë në histori të Uellsit në Botëror. Kanë kaluar 64 vjet dhe skuadra e sotme e bëri sërish historinë duke mundur një Ukrainë që u vlerësua dhe që ishte superiore, dhe që pati moral më të lartë për shkak se po luante për dhjetëra milionë qytetarë ukrainas që ndodhen në kushtet e luftës, pas sulmit të Rusisë në 24 shkurt. “Rezultati është më i madhi në historinë e futbollit uellsian, – tha Bejli, – ne po shkojmë në Kupën e Botës. Kjo do të thotë gjithçka, nuk mund ta shpjegojmë me fjalë këtë emocion, këtë moment. Ndoshta do t’i shtyj planet për t’u tërhequr nga kombëtarja”.

Sfidanti.al