Natyrisht, nuk do të kushtojë aq lirë, dhe nuk është e sigurt nëse transferimi do të ndodhë. Sidoqoftë, është vetë Tami Abraham që ndezi një stuhi të vërtetë diskutimesh në media dhe në rrjetet sociale, pasi u filmua duke i thënë Trent Aleksandër-Arnoldit të Liverpulit se “do të bashkohem me ju sezonin e ardhshëm”. Pra, sulmuesi i Romës do të jetë lojtar i të kuqve të Jurgen Klopit. Në këtë mënyrë, duket se trajneri gjerman e ka gjetur zëvendësuesin për Sadio Manenë që duket se do të largohet për tek Bajerni i Mynihut. Nëse Mane është 30 vjeç, Abraham është vetëm 24, pra do të ishte një zëvendësim ideal dhe për shumë vite. Ai shënoi 17 gola në 37 ndeshje në Serinë A këtë sezon, si dhe ndihmoi kryeqytetasit e Italisë që të fitonin Ligën e Konferencës. Roma e mori për rreth 40 milionë euro nga Çelsi, dhe blutë e Londrës mund ta marrin për rreth 80 milionë euro, por vetëm në 2023, pra këtë verë Liverpuli mund t’ia dalë nëse do të paguante ndoshta 50 milionë euro.
Sfidanti.al