Sa shpejt e ndjen Milani efektin e titullit, 20 000 abonime që tani për vitin tjetër!

 

Ishte një kampionat që shpresohej nga tifozët, ndonëse kuqezinjtë nuk jepeshin favoritë, ndaj edhe euforia tashmë është mjaft e madhe. Milani i ka bërë “me krahë” tifozët e tij duke fituar titullin pas 11 vitesh dhe entuziazmi përkthehet me dyndje për të qenë në stadium sezonin e ardhshëm. Klubi njofton se deri tani janë blerë 20 000 abonime vjetore, që do të thotë më shumë sesa 25 për qind e kapacitetit të “San Siros”, dhe me këto ritme pritet të ketë një numër tepër të madh. Me gjasë nuk mund të arrihet rekordi i abonimeve të viteve të Arrigo Sakit apo Fabio Kapelos, kur ishin mbi 80 000, por gjithsesi pritet të ketë shumë.

Sfidanti.al