Kaosi ishte i madh në dy ditët e fundit përpara ndeshjes së Parisit ndërsa dhjetëra mijë tifozë anglezë donin të arrinin në kryeqytetin e Francës për të ndjekur ekipin e tyre të zemrës. Luhej Liverpul-Real në finalen e Championsit dhe disa fluturime të kompanive ajrore u anuluan, duke krijuar probleme të mëdha në aeroportin Xhon Lenon të Liverpulit. Pati probleme nga operatorët turistikë dhe kompanitë e transportit rrugor lidhur me autobusët. Një grup tifozësh liverpulas paguan një gomone në Xhersi dhe e kaluan me të Kanalin e La Manshit, duke rikujtuar pamjet e refugjatëve shqiptarë që kalonin Otranton në vitet 90-të, apo refugjatët nga Azia e Afrika që kalojnë Mesdheun apo edhe vetë La Manshin.
Sfidanti.al