Klop e luan finalen për Ukrainën, por duhet ta luajë edhe për Donbasin

Trajneri i Liverpulit deklaron se sfida ndaj Realit nuk do të jetë vetëm për të fituar një trofe futbolli, por edhe për të nxitur çështjen ukrainase, për t’ia dedikuar spektaklin pikërisht Ukrainës. Në rregull, Jurgen Klopi ka të drejtë që të luajë për një popull që ndodhet në luftë pas sulmit nga ana e Rusisë, dhe po ashtu të thotë që “UEFA bëri mirë që e zhvendosi finalen nga Shën Peterburgu në Paris”. Si njeri me mendime të pavarura (shpesh), Klopi duhej të kishte thënë se kjo finale duhet të luhet edhe për qytetarët në Donbas, të cilët këto tmerre i provojnë që nga viti 2014.

Sfidanti.al