Liverpuli pati mjaft kokëçarje këto ditë përpara sfidës përfundimtare të Ligës së Kampionëve. Me radhë pati dëmtime të Mohamed Salahut, Virgil Van Dajkut, Endi Robertsonit dhe pastaj të Fabinjos dhe Tiago Alkantarës. U duk se fati i keq i gjithë botës po i binte mbi kokë të kuqve në prag të finales së Championsit ndaj Realit të Madridit. Gjithsesi, “dielli” nisi të dilte dalë nga dalë nga “retë”, dhe Salah e Van Dajk u bënë gati, ashtu si edhe Robertsoni që nuk pati ndonjë gjë serioze. Më vështirë e patën Fabinjo dhe Tiago, por tashmë edhe ata pritet të luajnë. Trajneri Jurgen Klop deklaroi se “gjendja e dy mesfushorëve duket e mirë, mjaft e mirë”. “Fabinjo u stërvit krejt në rregull, – vazhdoi gjermani, – Tiago u stërvit një ditë më vonë, dhe mendoj se do ta kalojë”.
Sfidanti.al