Barcelona pranë akordeve që do t’i sigurojnë 900 milionë euro!

Do të bëhen sakrifica, por do të ketë vlerë që të bëhen. Klubi katalanas, në momentin më të vështirë financiar të historisë së tij, duhet të bëjë veprime të zgjuara, të guximshme dhe vetmohuese për të ngritur kokën mbi ujë, për të dalë nga borxhet. Presidenti Zhoan Laporta e premtoi se do t’ia dilte deri në 30 qershor që të përmirësonte situatën për të bërë blerje, dhe mediat spanjolle shkruajnë se Barcelona është pranë kontratave me kompani si CVS dhe ASF, 49 për qind të së drejtës së tregtimit të klubit, si dhe me Goldman Sahs për 30 për qind të të drejtave televizive. Këto kontrata sjellin 900 milionë euro fitime. Kjo do të thotë se do të mundet të shlyhet pjesa më e madhe e detyrimeve.

Sfidanti.al