Kënaqësia e Sakit: Titulli i Milanit, idetë mundën paratë!

Ka qenë gjithmonë përfaqësuesi i atij futbolli që kishte theksin sulmues, me fantazi dhe duke marrë rrezikun në sy, ndonëse Milani që ai drejtoi nuk është se ishte aspak keq nga financat. Gjithsesi, Arrigo Saki është nga ata që vlerëson më shumë vlerat teknike të ekipit dhe trajnerëve sesa paratë e rrogave dhe mendon se fitorja e titullit nga Milani ishte një fitore e filozofisë së tij. “Titulli për Milanin ishte fitorja e ideve mbi paratë, – tha ish-trajneri, duke pasur parasysh se kuqezinjtë kishin më pak bordero të rrogave në krahasim me Interin, – Pioli bëri një punë të madhe, Maldini po ashtu, dhe lojtarët u rritën gjatë sezonit”. Gjithsesi, Saki paralajmëron që lombardët të mos vetëkënaqen dhe të vazhdojnë të përmirësohen, “të mos e bëjnë si Italia pas Europianit”.

Sfidanti.al