Një mesfushë që nuk do t’i ngjajë aspak asaj që ka qenë në fushë këta dy vjet, dhe që duket si një kthim në “kohët e bukura të dikurshme”. Kështu do të ndodhë, me gjasë, për Juventusin që po përgatit një sulm të fuqishëm gjatë verës. Sipas mediave italiane, në ekip mund të vijnë njëkohësisht Ivan Perishiç, Pol Pogba, Angel Di Maria dhe Zhorginjo. i fundit është mesfushori i Italisë dhe i Çelsit, që mund të sigurohet pas një aksioni “rrufe” në Londër. Natyrisht, flitet për rroga të rëndësishme, por edhe për transferime me një lloj rreziku. Pogba ishte një dështim tek Man. Junajtidi, Di Maria nuk është më ai i Realit, ndërsa Perishiç është në moshë të madhe. Gjithsesi, Alegri mesa duket kërkon klas dhe përvojë dhe ky transfusion mund ta ndihmojë.
Sfidanti.al