Presidenti i Barcelonës i siguron të gjithë se nuk ka ndërmend të paguajë një rrogë të tillë për askënd, ndonëse në “Kamp Nou” u pagua edhe më shumë për Lionel Mesin, ndonëse jo në këto kushte financiare dhe jo me Laportën në krye. Gjithsesi, numri 1 i klubit katalanas bën disa sqarime që kur dalin nga goja e tij është e qartë se janë të vërteta. “Mbape kërkon 50 milionë euro në vit, – thotë Laporta, – kërkon 40-50 milionë neto. Natyrisht, Mbape është në një nivel shumë të lartë, por ama nuk e fitoi dot Championsin. Duhet pasur parasysh edhe kjo gjë. Ne nuk do të japim rroga 25, 30 apo 40 milionë euro në sezon, do të ishte një ofendim për lojtarët që kemi në ekip”. Laporta beson se situata financiare e klubit do të përmirësohet dhe Barcelona do të forcohet për të luftuar për titullin sezonin e ardhshëm.
Sfidanti.al