Tifozët dhe mediat janë kundër Juventusit për Paulo Dibalën

Në rrjetet sociale nuk mbarojnë mesazhet protestuese dhe plot pikëllim. Publiku juventin nuk është aspak dakord që një lojtar-simbol si Paulo Dibala largohet këtë fund sezoni, për më tepër me parametër zero. i cilësuar si “flamuri” i ekipit që kur u mor nga Palermo, dhe i çliruar më në fund me largimin e Ronaldos, argjentinasi nuk do të ketë vazhdimësi në Torino dhe tifozët kundërshtojnë në rrjet. “Na e çatë zemrën nga hidhërimi me largimin e Dibalës”, është lajtmotivi i tyre. Edhe në mediat italiane zotëron habia për ikjen e argjentinasit. “Çfarë kuptimi ka të mos mbash Dibalën dhe të kërkosh të marrësh Di Marinë dhe Perishiçin (që janë shumë më të vjetër në moshë)? – pyet “La Gazeta delo Sport”.

Sfidanti.al