Kritika të ashpra për Granit Xhakën për intervistën pas humbjes

Shqiptari i Zvicrës nuk është i ri në histori të tilla, dhe duket se nuk arrin ta përmbajë veten kur është i zemëruar. Granit Xhaka mori kritika të forta në Angli pasi deklaroi në vijim të humbjes së Arsenalit në Njukasëll se “duhen lojtarë me karakter që të kualifikohemi në Champions”. Ky ishte një sulm për shokët e skuadrës, ndërsa vetë Xhaka ishte në fushën e lojës, diçka që të sjell sërish në kujtesë përplasjen me tifozët e tij që e vërshëllyen në një ndeshje 3-4 vjet më parë. Ish-ylli i Arsenalit, Jan Rajt, dhe ish-mbrojtësi i Mançester Junajtidit, Geri Nevil, i “hoqën veshin” shqiptarit nga Kosova, ashtu si ish-kapiteni i Liverpulit, Xhemi Karrager. “Është një fatkeqësi kjo që ka thënë Xhaka duke kritikuar shokët më të rinj të ekipit, – thanë ata, – na duket e habitshme që Xhaka thotë se lojtarët e nuk i dëgjojnë këshillat e trajnerit”.

Sfidanti.al