“Ringjallja” Hazarit do të ishte suksesi më i madh i Ançelotit

Lojtari i shkëlqyer belg, që ishte një nga më të mirët në botë tek Çelsi, po kalon një periudhë të rëndë krize në Madrid. Gjithsesi, trajneri Karlo Ançeloti ka vendosur që Eden Hazar të vazhdojë të mbetet tek Reali edhe sezonin e ardhshëm. Kjo do të thotë se italiani ka besim se Hazari do të arrijë të kthehet në nivelin e dikurshëm, në nivelin që pritet prej tij. Nëse do të arrihej kjo gjë, ky do të quhej suksesi më i madh i Ançelotit, edhe pse ai ka arritur mjaft suksese në Madrid këto kohë. Nëse Benzemaja dhe Vinisiusi, apo Krosi, Modriçi e Kasemiro, ishin në gjendje për të qenë protagonistë, kjo nuk mund të thuhej për Hazarin, sepse numri 10 ka pasur dëmtime të shumta. Lajmi mund të quhet shumë i mirë për tifozët, ndonëse me ardhjen e pritshme të Kilian Mbapesë, nuk dihet se ku do të luajnë gjithë këta yje në sulmin madrilen.

Sfidanti.al