Bajerni sikur nuk lëshoka pé për Levandovskin: Ka kontratë deri në 2023!

Hidhen e priten lajme, aq sa i hutojnë njerëzit, dhe kështu po ndodh lidhur me historinë për të ardhmen e Robert Levandovskit. “Dashuria bavareze” e polakut duket se ka përfunduar një herë e mirë, por gjithsesi kjo nuk do të thotë se do të jetë e lehtë që sulmuesi të largohet nga Mynihu. Siç njofton gazetari i shumëinformuar Fabricio Romano, presidenti i Bajernit ka deklaruar se nuk bëhet fjalë që Leva të largohet nga ekipi. “Levandovski ka një kontratë me Bajernin deri në qershor 2023 dhe do ta respektojë atë”, – janë fjalët e Herbert Hajnerit, numrit 1 të klubit. Sipas Romanos, Bajerni ia ka komunikuar këto fjalë agjentit të futbollistit, Pini Zahavi, ndërsa Barcelona duket se nuk ka plan për ta marrë sepse nuk mund të gjejë 35-40 milionë euro në pozitat e vështira financiare në të cilat ndodhet.

Sfidanti.al