Simeone e do Grizmanin, por Atletikoja shpreson të paguajë më pak

Në fillim u fol për 40 milionë euro për kartonin, ndonëse kur ndodhi transferimi në “Kamp Nou” shpenzimi arriti në 115 milionë. Kjo është diçka normale për Barcelonën, që të dalë me humbje këto kohë me lojtarët që dëshiron të largojë, dhe kjo sepse i duhet të ulë borderonë e rrogave. Antuan Grizman pritet të vazhdojë tek Atletiko e Madridit, pasi trajneri i tij, Diego Pablo Simeone, e dëshiron fort, veçse duhet të merren vesh klubet për më pak se 40 milionë. Katalanasit mund të pranojnë në fund, sepse nuk mund ta marrin në fund të huazimit, gjë që do të shkatërronte limitet e lejuara të rrogave nga La Liga. Pritet një verë e gjatë dhe shumë e nxehtë në bisedimet për sulmuesin e Francës.

Sfidanti.al