Këto kohë është vënë nën shënjestër për shkak të eliminimit të radhës nga Championsi, edhe pse kjo gjë ndodhi ndaj Realit. Pep Guardiola cilësohet fajtor për disfatën e Mançester Sitit në 2 minutat e fundit të 90-minutëshit në “Santiago Bernabeu”, dhe legjendat e dikurshme të Mançester Junajtidit, Patris Evra e Dimitar Berbatov, kanë vënë në diskutim aftësinë e tij profesionale dhe karakterin. Kjo nuk i ka pëlqyer aspak Pepit, i cili për një moment është bërë si Zhoze Murinjo, që shpesh sillet si “mace e egër” me gazetarët që nuk i pëlqejnë. “Kur ne me Barcelonën i shkatërruam në Champions, ata nuk e treguan këtë karakter, – tha katalanasi i zemëruar, – si mundesh të mos kesh karakter vetëm sepse pëson 2 gola në fund, kur më parë ke pasur raste për të shënuar? Ne kemi shënuar 19 gola në 4 ndeshjet e fundit, ndaj unë nuk jam dakord me këtë”.
Sfidanti.al