Nuk po flasim për gjumin e natës sepse ai është veç. Trajneri i Liverpulit padyshim që e ndjen lodhjen dhe stresin nervor në këtë fund sezoni tepër të ngarkuar, ndërsa ekipi i tij ka ende mundësi të fitojë 4 trofe. Jurgen Klopi do të ishte me fat nëse do t’ia dilte, dhe po përpiqet të jetë në formën e duhur. Ai pohoi përpara ndeshjes së fundjavës në Premier Ligë se “dje pasdite dy herë mora një sy gjumë, dhe u ndjeva shumë mirë”. Natyrisht, kjo nuk është diçka që mund të ndodhë shpesh. “Në të vërtetë nuk ndodh thuajse kurrë, – shprehet gjermani, – ngarkesa e ditës sime të punës nuk e lejon, por gjithsesi unë nuk jam lojtar, nuk vrapoj, nuk luftoj në fushë. Pra, nuk ka pse të fle shpesh”. Gjithsesi, rregulli u prish e ndoshta gjatë këtij muaji mund të prishet përsëri.
Sfidanti.al