Nuk dihet nëse kjo do të bëjë që të ndryshojë diçka tek moduli i Jurgen Klopit, por përsa i përket madrilenëve duket se është e vendosur. Trajneri Karlo Ançeloti deklaroi pas fitores 6-0 ndaj Levantes në kampionatin spanjoll se do ta luajë finalen e Championsit me skemën 4-3-3. Pra, Liverpuli në një farë mënyrë është i paralajmëruar, ndërsa vetë anglezët luajnë pikërisht me 4-3-3. Për Realin kjo do të thotë ndryshim nga gjysmëfinalet, pasi në sfidën e dytë ndaj Mançester Sitit në “Santiago Bernabeu”, skuadra spanjolle luajti me skemën 4-4-1-1. Ançeloti shtoi se gjatë finales mund të ketë edhe ndryshim në skemën 4-4-2.
Sfidanti.al