Uzuni shënon golin e parë në La Ligë, Granada ka shpresë për mbijetesë!

Vlerësimet dhe përgëzimet i erdhën që nga Hungaria, pasi mediat sportive, ish-klubi i tij, Ferencvaroshi dhe tifozët, nuk harruan që ta uronin për rrjetën e tij të parë në elitën e Spanjës. Myrto Uzuni e prishi “mallkimin” e golit në La Ligën spanjolle pikërisht këtë të shtunë dhe në kohën e duhur ndërsa afrojnë ndeshjet e Ligës së Kombeve me kombëtaren. Sulmuesi kuqezi shënoi në minutën e 78-të për të ngjitur rezultatin në 5-2, ndërsa Granada arriti një fitore të madhe 6-2 në fushën e Majorkës. Me këtë fitore, skuadra spanjolle u ngjit në kuotën e 34 pikëve, duke lënë pas pikërisht Majorkën (32) dhe Kadisin (32), por që ka një ndeshje më shumë për të luajtur. Më poshtë janë Levante me 29 pikë dhe Alaveshi me 28, pra nëse renditja mbetet e tillë, skuadra e Uzunit mbijeton.

Sfidanti.al