Donçiç vazhdon “fluturimin” në NBA, dhe rrëzon Feniksin!

Ishte padyshim një përballje shumë e rrezikshme që mund t’i jepte praktikisht fund serisë, pa arritur të “nxehej” siç duhej. Feniksi jo më kot ishte skuadra më e mirë e sezonit të rregullt në NBA, ndaj edhe Dallas Maveriksi kishte një si finale. i duhej fitorja për të mbetur në seri dhe ia doli me shifrat 103-94 falë shkëlqimit të yllit të vet kryesor, Luka Donçiç. Talenti i madh nga Sllovenia iu afrua një tripëll dabëlli me 26 pikë, 13 topa në tabela dhe 9 asistë. Ai pati edhe 2 vjedhje topi, ndonëse u mbulua fort, e humbi topin 5 herë dhe bëri disa gabime në gjuajtje. Asistet e tij ndihmuan Xhejlën Bransonin të shënonte 28 pikë, Bullokun 15, si dhe Finej-Smithin e Kleberin nga 14. Shpresa është që të mposhtet një ekip favorit si Feniksi që kryeson serinë e raundit të dytë të plej ofit me shifrat 2-1 me fitore.

Sfidanti.al